Ndjekësi i “QAnon Shaman” akuzohet për trazirat në Capitol Hill

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Një ndjekës i teorisë së pa bazë i konspiracionit “QAnon Shaman” është i akuzuar për trazirat që u bën në Capitol Hill të SHBA-së, këtë javë.

Jacob Anthony Chansley, i njohur si Jake Angeli, është në paraburgim për akuzat përfshirë hyrjen e dhunshme dhe sjelljen e çrregullt që pati në Capitol Hill.

Chansley, i cili e quan veten QAnon Shaman, raportohet se është njeriu që pati fytyrën e ngjyrosur dhe në kokë mbante kapele prej leshi dhe me brirë, kur hyri në Kongres të mërkurën.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përballet me një akuzë tjetër për fajësimin për rolin e tij në trazirat.

Demokratët akuzojnë Trumpin për inkurajimin e trazirave, në të cilat vdiqën pesë persona.

FBI iu ka bërë thirrje amerikanëve që të iu ndihmojnë që para drejtësisë t’i vendosin të gjithë ata që kanë marrë pjesë në sulmin ndaj Kongresit.

Chansley nuk i ka komentuar publikisht akuzat që janë bërë drejt tij.

Në një deklaratë avokati federal i Washinton DC ka thënë se “Chansley ishte identifikuar si njeriu i parë që mori vëmendjen e mediave, kur hyri në Capitol Hill”.

QAnon është një lëvizje që është formuar në tetor të vitit 2017. Për QAnon ka opinione të ndryshme se çka janë dhe cili është qëllimi i tyre. Ata thuhet se besojnë se një ditë njerëz të shquar do të arrestohen, shkruan BBC.

Të ngjashme