Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq duke komentuar protestën e së shtunës në Vukovar për shkak të ndjekjes penale të krimeve të luftës, ka thënë se tema e krimeve të luftës zhvillohet në kuadër të dialogut të vazhdueshëm që kanë me me Serbinë.
Sipas tij, ndjekja e këtyre krimeve është edhe obligimi i Serbisë në procesin e negociatave me BE-në.
Shefi i ekzekutivit kroat ka deklaruar poashtu se Kroacia ka katër gjykatës të specializuar dhe Prokurorinë e Shtetit për krime lufte, raportojnë mediat në Zagreb.
Ai theksoi se gjatë mandatit të qeverisë së tij ngriti një grup pune për të hetuar krimet e luftës dhe se disa procese janë “të përgatitura mirë, pas një hetimi që zgjati një kohë të gjatë”.
“Tani ato po materializohen dhe do të vazhdojnë në këtë drejtim”, tha kryeministri kroat.