Ndjenjat e patriotizmit që estrada shqiptare i shfaqën nëpërmjet këngëve me motive kombëtare

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 12:24 | Nga Ekonomia Online
Nëntori është muaj i shënuar në kalendarin festiv të shqiptarëve.
Artistët shqiptarë me rastin e këtyre festave të muajit nëntor, ndër vite kanë realizuar disa projekte muzikore dedikuar këtyre datave të rëndësishme, shkruan lajmi.net.

Ekziston një listë e gjatë e këngëve, të cilat kanë motiv kombëtar dhe në një aspekt janë edhe si himne të këtyre festave.

Lajmi.net sjell listën e artistëve, të cilët kanë realizuar këngë për Ditën e Flamurit.

Etnon ft Lyrical Son & Dj Blunt- “Albanian”

Një këngë e publikuar në vitin 2012 nga Etnon, Lyrical Son dhe Dj Blunt vazhdon të dëgjohet ende dhe jo vetëm në festa kombëtare. “Albanian” titullohet kënga e cila flet për të gjitha trojet shqiptare dhe figurat që lanë gjurmë në historinë tonë.

Nikollë Nikprelaj, Ilir Shaqiri, e të tjerët- “Nën një flamur të pandarë”

Një grup artistësh, në vitin 2012 kanë publikuar këngën “Nën një flamur të pandarë”, dedikuar flamurit. Nikollë Nikprelaj, Kastriot Tusha, Selami Kolonja, Enkelejda Arifi dhe Ilir Shaqiri; sollën këngën e cila nuk mungon në asnjë festë të shqiptarëve.

Shkurte Fejza – “Xhamadani vija vija”

Një artiste që për vite me radhë vazhdon t’i qëndrojë besnike skenës muzikore me këngë patriotike është Shkurte Fejza. Njëra prej këngëve himn të saj është “Xhamadani vija vija”, vargjet e të cilës i dëgjon kado me rastin e 28 Nëntorit. Pas saj, janë disa këngëtarë që kënduan këtë projekt në versionet e tyre, vlenë të veçohet ai nga Shemi- Ilirët si dhe versioni nga Elvana Gjata, Mentor Haziri dhe Flori Mumajesi.

Meda, Seldi dhe Sinan Hoxha- “Kuq e zi”

Në vitin 2011, tre këngëtarët tanë Meda, Sinan Hoxha dhe Seldi publikuan duetin “Kuq e zi”. Në kanalin YouTube, kjo këngë numëron afro 34 milionë klikime dhe vazhdon të jetë në mesin e këngëve më të pëlqyera nga ato me motiv kombëtar.

Unikkatil ft Klepto- “Kuq e zi”

Një këngë me titullin e njëjtë si ajo e artistëve të lartpërmendur është edhe ajo e Unikkatil dhe Klepto. Dy artistët këtë projekt e sollën një vit më vonë se dueti mes Medës, Sinanit dhe Seldit.

Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi- “Kuq e zi je ti”

“Kuq e zi je ti” thonë edhe Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata në këngën që pothuajse mbizotëron me klikime, në mesin e këtyre këngëve. Ky projekt ka marrë 41 milionë klikime në YouTube.

Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu- “Shqipëri Etnike”

Tre vite më parë, dy artistët e njohur shqiptarë, Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu realizuan këngën me titull “Shqipëri Etnike”. Kjo këngë u prit shumë mirë në publik dhe vazhdon të dëgjohet ende.

Artiola Toska dhe Poni- “Fol shqip”

Dy artistet e njohura shqiptare, Artiola Toska dhe Poni në vitin 2013 publikuan një këngë që rezultoi shumë e suksesshme. Bëhet fjalë për projektin me titull “Fol shqip”, e cila në kanalin YouTube llogarit mbi 20 milionë klikime.

Motrat Mustafa- “Kuq e zi”

Një tjetër këngë me motiv kombëtar është edhe “Kuq e zi” kënduar nga gjashtë motrat Mustafa. Kënga u publikua në muajin 2014 dhe u prit shumë mirë nga publiku.

Rozana Radi- “O sa mirë me ken shqiptar”

Përveç 28 Nëntorit, këto këngë me motive kombëtare dëgjohen në çdo rast dhe ngjallin edhe më shumë ndjenjat patriotike. “O sa mirë me qenë shqiptar” është këngë e cila këndohet në disa versione. Një prej tyre që rezultoi shumë i suksesshëm është ai nga Rozana Radi, shkruan lajmi.net.

Barbana Dini- “Thrret Prizreni mori Shkoder”

Një tjetër këngë që përfshin trojet shqiptare është edhe “Thrret Prizreni mori Shkodër”, kënduar nga Barbana Dini. E përveç saj këndohet edhe në disa versione tjera nga artistët tanë.

Noizy- “100 vjet shtet”

Në vitin 2012 reperi Noizy publikoi këngë me motiv kombëtar. Bëhet fjalë për këngën “100 vjet shtet”, e cila e solli reperin më ndryshe prej herave të tjera.

Vaçe Zela- “Rrjedh në këngë e ligjërime”

Një këngë që u publikua vite më parë dhe që vazhdon të jetë himn në mesin e këngëve me motiv kombëtar është edhe “Rrjedh në këngë e ligjërime”, e kënduar nga Vaçe Zela. Kjo këngë është përpunuar edhe nga disa artistë të tjerë.

Leonora Jakupi dhe Gold AG- “Pushkë e çifteli”

Në shkurt të vitit 2016 dy artistët e njohur, Leonora Jakupi dhe Gold AG publikuan këngën “Pushkë e çifteli”. Dyshja kanë edhe disa projekte me motive kombëtare.

Shkurte Fejza dhe Kastriot Tusha- “Një zemër”

Shkurte Fejza dhe Kastriot Tusha janë dy prej artistëve që prej vitesh këndojnë për atheun. Një projekt muzikor i publikuar gjatë këtij viti është “Një zemër”, i cili u këndon gjitha trojeve shqiptare.

Gili, Xeni, Shkurte Fejza, Malësori – “Bone Shqiponjen”

Një këngë e publikuar një muaj më parë është ajo nga Gili, Xeni, Shkurte Fejza dhe Malësori.  Kënga mban titullin “Bone Shqiponjën” dhe këndohet nga katër artistët që numërojnë shumë projekte në repertorin e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=MnEcUdneWpE

Në prag të festës së 28 Nëntorit, Arian Agushi- Gold AG e ka publikuar duetin e tij me këngëtarin e mirënjohur, Shkelzen Jetishi. Kënga mban titullin ‘Jam Gjakova’ dhe ka motive kombëtare.

Përveç këtyre projekteve të lartpërmendura janë publikuar edhe një numër i madh i këngëve, të cilat i këndojnë 28 Nëntorit, 17 Shkurtit, e gjitha trojeve shqiptare. Të tilla projekte janë publikuar dhe vazhdojnë të publikohen për çdo vit dhe priten shumë mirë në publik.

Të ngjashme