Ndodh për herë të parë pas vitit 1990, PS merr bastionin e PD-së Tropojën

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç edhe pritej, zgjedhjet vendore të 30 qershorit po shpallin fitues në të gjitha bashkitë Partinë Socialiste e cila ishte e vetme në garë.

Kështu, Partia Socialiste ka arritur të marrë për herë të parë pas shumë kohësh bastionin e Partisë Demokratike, Bashkinë e Tropojës.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, kryetari i ri i bashkisë do të jetë Rexhë Byberi, kandidat i Partisë Socialiste, shkruan BallkanWeb.

Përballë Byberit garonte vetëm kandidati i Bindjes Demokratike Edison Hasanaj i cili ka fituar vetëm 177 vota. Ndërkohë që Rexhë Byberi ka fituar 3538 vota.

Të ngjashme