Vendimi për shpalljen e amendamenteve 33,34,34, dhe 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë është publikuar të shtunën në numrin gjashtë të Gazetës Zyrtare të RM-së.
Vendimin e ka nënshkruar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Kuvendi i Maqedonisë më 11 janar i miratoi ndryshimet kushtetuese që dalin nga Marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin, me çka pala e Maqedonisë e plotësoi detyrën e saj nga ajo që u dakordua, ndërsa tani e ka radhën Parlamenti grek që të ratifikojë Marrëveshjen me çka do të hapet rruga për integrimin e vendit në BE dhe në NATO.
Deputetët me shumicë prej dy të tretave në suaza të seancës së 75-të i miratuan amendamentet 33,34,35 dhe 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ndërsa pastaj edhe i shpallën ato. U miratua edhe u shpalle edhe Ligji kushtetues për zbatimin e amendamenteve.
Ndryshimet kushtetuese me të cilat emri i shtetit ndryshohet në Republika Maqedonia e Veriut do të hyjë në fuqi pasi Marrëveshja e Prespës dhe Protokolli për inkuadrimin e vendit në NATO do të ratifikohet në parlamentin grek.