Burime nga kryeministria shqiptare bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka dorëzuar në Presidencë kërkesat për dekretimin e ndryshimeve në qeveri.
Ndërsa votimi i shkarkimeve dhe emërimeve të ministrave të rinj pritet të ndodhë më 21 janar në Parlament, kur nis edhe sesioni i ri parlamentar.
Burime nga kryeministria konfirmojnë se kërkesa e depozituar në Presidencë ka të bëjë me emërimin e 8 ministrave të rinj dhe Erjon Braçes si zv/kryeministër, shkruan tch.
Dekretimet e Metës sipas afatit kushtetues, priten të miratohen brenda 7 ditësh.