Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së ka mbajtur panel diskutues lidhur me iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Familje, raporton Ekonomia Online.
Luljeta Aliu, inicuese e ndryshimit të Ligjit për Familjen gjatë këtij diskutimi prezantoi të gjeturat dhe kërkesat e propozuara.
“Në gjykata kur është ndarë pasuria e përbashkët ka menduar që me u nda kush ka punuar ku ka pas të ardhura ndërsa është bërë një dallim mes termit punë dhe kontribut dhe nuk i kanë caktuar vlerën e 50 përqindëshit të pasurisë së përbashkët. Fjala kontribut fjala punë është sinonime brenda ligjit. E dyta nëse palët nuk pajtohen atëherë duhet me vendos gjykata”.
“Unë kam kërkuar që në pjesën e nenit 47 me u shtuar edhe një pikë tjetër e cila kërkon përcaktimim që kontributi i bashkëshortëve për pasurinë e përbashkët të jetë e barasvlershme që në fund mos me iu leju hapësirë mos me i keqinterpretuar ose manipuluar me ligjin”, tha ajo.
Abdulla Aliu, ekspert ligjor, tha se ndryshimi i ligjit për familjes duhet të harmonizohet edhe me ligjet e tjera.
“Varianti i ri duhet të shikohet do të ishte mirë që bashkëshortët të kenë pronësinë e barabartë. Ky ndryshimi i ri që pritet vlen vetëm për të ardhmen”.
“Është sistemi me kontribut e kemi pas deri më tash nuk është sistem i kanunit. Është sistemi i barabartë.. nëse bashkëshortët nuk merren vesh është e barabartë mendoj se kjo do të hyjë edhe tek ne dhe e treta është në bazë të gjendjes. Vërejtjet nuk kanë me ndalu procesin por kanë të bëjnë me vullnetin juridik”, deklaroi ai.
Ndërsa, Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore tha se duhet të punohet në gjithë paketën e ligjeve që përfshinë këtë çështje.
Demolli tha se përveç ligjeve duhet të punohet edhe me ata që zbatojnë ato.
“Konceptet do të duhej të ishin në përputhshmëri me konventat sidomos për të drejtat e grave”.
“Të krijojmë ligje por të punojmë edhe me zbatuesit e ligjeve sepse kryesisht janë burra dhe patriakal tradicional”.
Mirëpo, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Mulhaxha Kollcaku, tha se zbatueshmëria e ligjeve në Kosovë është një ndër problemet kryesore.
Ajo tha se duhet të kihet kujdes në shqyrtimin projktligjit nëpër komisione mes dy leximeve.
“Ky është problemi i parë që hasim te zbatueshmëria e ligjeve … arbitrariteti në vendimmarrje sepse një instancë ligjore i lejohet që ai të merr një vendim sepse ligji lenë dy kuptimësi. Ne duhet të rregullojmë ligjet t’i precizojmë t’i qartësojmë”.