Roberto Ayala, ish-futbollisti i Valencias, Villarrealit e Real Zaragozas, ka shpjeguar se si ka ndryshuar personaliteti i Lionel Messit nga viti në vit.
Argjentinasi ka thënë se ylli i Barcelonës ka kaluar një rrugë nga një djalosh që refuzonte të shikonte në sy më të moshuarit deri te një kapiten i klubit katalanjoas dhe përfaqësueses së Argjentinës.
“Messi pëlqen kur trajtohet sikur të tjerët, nuk ka dëshirë të veçohet. Ai është një personalitet tejet i mbyllur, por që është pjekur shumë në vitet e fundit”, ka thënë Ayala në një intervistë për “90min”.
Sipas Ayalas, sot Messi është udhëheqës jo vetëm në fushë.
“Sot është udhëheqës në fushë. Kur nisi dhe ishim bashkëlojtarë, ai nuk fliste. Për më shumë, ai stërviste vetëm kur duhej. Nëse nuk kishte stërvitje, mbyllej në dhomë. Sot vepron ndryshe, gjithnjë flet me bashkëlojtarët, i pyet se si janë. Madje edhe para ndeshjeve flet shumë”.