Bukuroshja me prejardhje nga Peja, Morena Taraku, e nisi karrierën e saj në moshë shumë të re fillimisht si modele, e më pas edhe si këngëtare.
Ajo u shpall “Miss Kosova 2010” dhe po në të njëjtin vit mori pjesë në “Miss Earth”, e ndërsa ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në “Miss Universe 2012”.
Megjithëse ishte e bukur që atëherë, Morena duket se nuk ka qenë maksimalisht e kënaqur me pamjen e saj, duke iu nënshtruar ndërhyrjeve të shumta.
Po të bësh krahasimin e fotografive të tanishme që ajo ndan me fansat e saj në rrjetet sociale, dhe ato të realizuara 10 vjet më parë, mund të thuhet lirshëm se ka pësuar një “metamorfozë”.
Ndryshimet janë të dukshme si në trup, ashtu edhe në tiparet e fytyrës, përkatësisht në mollëza dhe buzë.
Fotografitë e realizuara në kohën kur ajo sapo kishte debutuar si modele, e që tani i përkasin arkivës, nuk janë larguar nga interneti – ndaj krahasimet e dukjes së saj të dikurshme me atë të sotmen janë më se të qarta për publikun.
Tash e një kohë, Taraku e ka braktisur edhe Kosovën, duke zgjedhur Turqinë si destinacionin e saj për të jetuar pjesën tjetër të jetës.
Me fotografitë atraktive që publikon thuajse çdo ditë, Mirena ka krijuar një ndjekje prej hiç më pak 965 mijë njerëzve deri tani, në rrjetin social Instagram. /Telegraf