Pjesa e tretë e Unazës së Madhe të Tiranës, ajo që përshkon segmentin nga Shkolla Teknologjike deri te Kopshti Botanik, është drejt fundit.
Vetë bashkia e Tiranës ka shpërndarë një video ku tregohen punimet që janë kryer në një prek akseve më të frekuentuara në kryeqytet.
“Shpërndaje/Shate – Nëse edhe ty të pëlqen Unaza e Re. Çdo ditë një punë konkrete për Tiranën”, shkruan Veliaj ne rrjetin social Facebook.
Siç edhe shihet nga pamjet, përveç ndërtimit të strukturës bazë, është bërë shtrimi i tij me asfalt, janë vendosur mbrojtëset anësore, sinjalistika e plotë rrugore. Gjithashtu janë sistemuar të gjitha rrugët e tjera poshtë këtij mbikalimi dhe që orientojnë qarkullimin në të gjitha drejtimet.
Ndërkohë që me rritmë të larta po ecin punimet edhe për pjesën e fundit të këtij segmenti në afërsi të Kopshtit Botanik, ku po bëhet lidhja me pjesën ekzistuese të kësaj Unaze.