Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Ekonomia Online se do të ketë ndryshim të masave anti-COVID vetëm sa i përket lirisë së lëvizjes dhe gastronomisë.
Ibrahimi potencoi se nga shtetet e Evropës Juglindore vetëm Kosova është aktualisht me orë policore, dhe se ora policore do të zgjatë nga ora 00:00 në 05:00 të mëngjesit.
Ndërkaq, sa i përket orarit të gastronomisë, ata do të lejohen të punojnë deri në ora 23:00.
Mirëpo, vendimet tjera do të mbeten në fuqi sikur ai i bartjes së obligueshme të maskës.
Ibrahimi tregoi se në takimin e sotëm, AKK-ja ka paraqitur edhe listën e shteteve në të cilat nuk ka orë policore dhe maskat nuk janë të obligueshme në ambiente të jashtme, por që nuk është marrë parasysh nga Gexha-Bunjaku, tha ai për EO.
Këto masa priten të miratohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë dhe mund të jenë në fuqi nga e hëna.