Komisioni i Maturës Shtetërore ka diskutuar rreth përgatitjeve për organizimin e Maturës Shtetërore për sivjet.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, tha se këtë vit në testin e maturës shtetërore janë bërë ndryshime, që sipas tij nuk do të mbahet për një ditë por në 4 ditë radhazi i ndarë në 4 regjione, raporton Ekonomia Online.
Dita e parë e provimit të maturës shtetërore do të mbahet nga 28 deri më 31 maj 2018, ndërsa dita e dytë e provimit mbahet nga 5 deri më 8 qershor 2018.
Sipas Bytyqit qëllimi i këtij ndryshimi ka të bëjë me nxjerrjen e rezultateteve reale nga ky provim.
“Sot është takim i rëndësishëm sepse po shpalosim një formë të re të organizimit të maturës. Kjo formulë e re ka pasur qëllimin e vetëm të gjejmë një formë të organizimit më të mirë që rrjedha e testit të maturës të jenë më të mira. Qëllimi i ministrisë është të nxjerrë rezulatet reale nga testi shtetëror i maturës. Këtë vit organizimi i testit nuk do të jetë në ditën e njëjtë, do ndahet në 4 regjione në 4 ditë, kjo është bërë sepse të jetë më e lehtë mënyra e organizimit dhe menaxhimit”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka kërkuar nga drejtoritë komunale të arsimit që testi të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Bytyqi ka thënë se gjatë testimit nxënësve nuk do t’iu lejohen telefonat mobil.
“Roli i drejtorive komunale të arsimit ka një rol kyç dhe kërkojmë nga ju që ky test të mbahet në mënyrën më të mirë të mundshme, e rëndësishme është që të delegoni njerëzit e besueshëm dhe me kredibilitet të lartë. Në ditën e parë të testit, gjëja e parë që nuk do të lejohet është mos lejimi i mbajtjës së telefonit mobil me vete”.
Fehmi Hysenaj, kryetar i Komisionit për Provim Shtetëror të Maturës, tha se këtë vit ka ndryshime ku kalueshmëria është 80% apo 80 pikë nga 200 pyetjet.
Ai tha se do të trajnohen edhe mësimdhënësit apo administruesit për udhëheqjen e provimit të maturës shtetërore, dhe përveç nxënësëve që nuk do t’iu lejohet mbajtja e telefonave mobil e njëjta do të ndodhë edhe për administruesit.
“Dizajnimi i testeve do të jetë ndryshe këtë vit, do të ketë 200 kërkesa apo pyetje, në të dy testet duhet të mbërrijë 80% për kalim. Komisioni ka marrë vendim të ju ndalojë ditën e testit edhe administruesëve telefonat mobil dhe do të trajnohen administruesit që të kryejnë detyrat me përgjegjësi të japin maksimumin e tyre”.
Hysenaj paralajmëroi se administruesit se nëse ditën e testit keqpërdorin detyrën e tyre, ata mund të humbin vendin e punës dhe do t’iu nënshtrohen procedurave ligjore.
“Ata që tentojnë duke keqpërdorin detyrën e tyre në ditën e testit do të mund të humbasin vendin e punës dhe do ju nënshtrohen procedurave ligjore. Do të përgatiteten certifikata unike për nxënësit që kalojnë me sukses testin”.
Regjionet zgjedhën datat e mbajtjes së testit në bazë të shortit:
Në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit testi do të mbahet më 28.05.2018;
Në regjionin e Prishtinës testi do të mbahet më 29.05.2018;
Në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës testi do të mbahet më 30.05.2016;
Në regjionin e Mitrovicës dhe Pejës testi do të mbahet më 31.05.2018;