Në Nion të Zvicrës shorti i Champions League përcaktoi përballjen e dy skuadrave angleze, Tottenham-City, duke evituar përplasjen mes dy ekipeve të të njëjtit qytet, pasi United do të diskutojë kualifikimin kundër Barcelonës.
Por ndonëse ishte përcaktuar që përballja e parë mes spanjollëve dhe anglezëve të luhej në “Camp Nou”, ajo do të zhvillohet në “Old Trafford”, transmeton tch.
Shkaku është i thjeshtë, autoritetet lokale të Manchester, nuk mund të përballojnë dy ndeshje të këtij niveli në të njëjtën periudhë.
Një ndryshim i vogël ky në kalendarin e çerekfinaleve, që nuk ndikon kaq shumë tek këto skuadra.