Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një konference për medie ka paraqitur gjendjen me Covid -19 në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Situata aktuale në dy javët e fundit ka pasur rënie të numrit me të infektuar si rezultat i masave të marra dhe gatishmërisë së zbatimit nga institucionet përgjegjëse.
Zemaj tha se duhet angazhuar në uljen e numrit e të vdekurave.
“Në dy javët e fundit kemi stagnim të përhapjes së koronavirusit. Por këto masa duhet patjetër të vazhdojnë me një intensitet të shtuar”.
“Numri i të vdekurve mbetet i lartë, edhe në periudhën e rënies të numrit me të infektuar”, tha ai.
Zemaj ka thënë se ka ndryshime edhe në kategorizimin e komunave në zona. Sipas tij, në zonën e kuqe ku ishin 21 komuna tash janë vetëm 16 komuna, nëntë në të verdhën dhe 13 në të gjelbrën.
Zemaj tha se gjatë vizitës në Austri ka marr mbështetje për të ndihmuar shëndetësinë në Kosovë.