Ndryshon rrjedha e zjarrit në burgun e Iranit: Disa të vdekur e dhjetëra të lënduar

Prishtinë | 16 Tet 2022 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Katër të burgosur kanë vdekur dhe 61 janë lënduar pas një zjarri të madh në burgun famëkeq Evin të Iranit, raporton agjencia shtetërore iraniane e lajmeve.

Burimet e BBC-së kanë konfirmuar se numri i viktimave brenda burgut është i madh, transmeton Klankosova.tv.

Videot e shpërndara në internet treguan flakë e tym në Teheran dhe janë dëgjuar të shtëna armësh dhe shpërthime.

Kujtojmë, se Irani është përfshirë prej javësh nga protestat antiqeveritare.

Protestat shpërthyen për herë të parë muajin e kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, në paraburgim nga policia.

Zyrtarët thanë se ajo vdiq nga një atak në zemër, por familja e saj e kundërshtoi këtë, duke thënë se ajo ishte rrahur nga policia e moralit.

Të ngjashme