Në 16-vjetorin e VV-së, Kurti flet për bashkimin kombëtar

Prishtinë | 12 Qer 2021 | 18:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shënimin e 16 vjetori të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti, është shprehur se bashkimi kombëtar mbetet pjesë e programit të tyre, raporton Ekonomia Online.

“Edhe në programin e LVV-së, Bashkimi Kombëtar me Shqipërinë na zgjedh vet dhe nuk e zgjedhim ne. Është aq e thellë sa që në ecjen e përbashkët të përzgjedhjet ajo. Programi qeverisës i joni është po ai dhe qëndrimet tona janë po ato. Ne përdorim gjithnjë e më shumë mekanizma për ta afruar këtë. Të ndihmojmë shqiptarët kudo që janë në Ballkan që të faktorizohen sa më shpejt. Të jemi në shërbim që shqiptarët të çlirohen e emancipohen për atë që duan e ua thotë mendja”.

 Tutje, Kurti vlerësoi  kontributi dhe sakrificën e të gjithë aktivistëve të VV-së.

“Kjo kafiteri që ndodhemi është lokali ku u patë formësuar identiteti i LVV-së në vitet 2005/6/7/8, përfundi kësaj arre ku i diskutonim mendimet politike. Në këtë oborr ku e kemi zhvilluar Lëvizjen si organizatë”.

“Falënderojmë qytetarët e Prishtinës e pastaj të gjithë Kosovës që na kanë përkrah pa rezervë”.

“Parimet e VV-së të cilët e gjejnë origjinën tek Rilindja Kombëtare janë ato që e kanë së ndërtuar aktivistët politik dhe kanë bërë që ne të zgjerohemi e rritemi për ditë”.

“Kemi pasur momente të lumtura por edhe të vështira, patëm që sakrifikuan shumë, kontributi i të cilëve tek ne ndjehet çdo ditë”.

“Kemi shumë punë para por të gjitha betejat janë kaluar që të kemi shansin për beteja më të mëdha”.

Të ngjashme