Aksidentet në trafik edhe këtë vit kanë qenë fatale për shumë kosovarë.
Sipas statistikave që i posedon Policia e Kosovës, që nga janari i vitit 2016 në rajonin Prishtinës kanë ndodhur 32 aksidente me pasoja fatale ku kanë humbur jetën 37 persona, prej tyre 18 ngasës automjetesh, 13 pasagjerë dhe 6 këmbësorë.
Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale, Policia kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e trafikut dhe veçmas kufizimet e shpejtësisë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e këtyre rasteve, raporton Ekonomia Online.
Kujtojmë se me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik, muaj më parë hyri në fuqi ligji i ri për trafik, i cili parasheh dënime më rigoroze për shkelësit e rregullave të komunikacionit.