Në 2017-ën nis ndërtimi i 38 shtëpive për komunitetet në komunën e Ferizajt

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 16:20 | Nga

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rahmani, i shoqëruar nga përfaqësues të organizatës “Voice of Roma, Ashkanli and Egiptian”, Violeta Thaqi dhe Vesa Batalli, është takuar sot me strukturat komunale të Ferizajt.

Ai është pritur nga kryetari i komunës, Muharrem Svarqa dhe nenkryetari për komunitete, Asllan Kryeziu.

Në takimin me kryetarin Sfarqa, zv/ministri Rrahmani ka biseduar për gjendjen e komuniteteve Romë, Ashkalinj dhe Egjiptas.

Të trija palët u dakorduan që në vitin 2017 të fillojë ndërtimi i 38 shtëpive për komunitetet në Ferizaj, me ç’rast do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi trepalësh, MPMS, Komuna e Ferizajt dhe organizata “Voice of Roma, Ashkanli and Egiptian”.

Ndërkaq sa i përket bashkëpunimit, kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka falënderuar zëvendësministrin Qazim Rahmani dhe organizatën ‘Voice of Roma, Ashkanli and Egiptian’, për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shumë konstruktiv me komunën e Ferizajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme