Në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, Memli Krasniqi nderon pilotët amerikanë të rënë për lirinë e Kosovës

Prishtinë | 24 Mar 2022 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë sot homazhe tek pllaka përkujtimore e dy pilotëve amerikanë, David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët dhanë jetën gjatë misionit të NATO-s.

Krasbiqi ka thënë se 23 vite më parë, forcat aleate të NATO-së nisën fushatën ajrore të bombardimit të Serbisë e Jugosllavisë, për t’i dhënë fund regjimit pushtues e gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit.

“Për të nderuar sakrificën dhe luftën e gjithë ushtarëve të NATO-s që ishin pjesëmarrës të Operacionit Forca Aleate, së bashku me Kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, bëmë homazhe në Prizren, tek pllaka përkujtimore e pilotëve amerikanë, David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët dhanë jetën në këtë mision mbrojtës për popullin tonë. Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, në aleancë me NATO-n, e detyroi Serbinë që të dorëzohej dhe mundësoi që Kosova ta fitojë lirinë – e sot të jetë e pavarur dhe aspiruese që të bëhet pjesë e aleancës veri-atlantike. Gjithmonë mirënjohës!”, tha Krasniqi.

Të ngjashme