Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 34 aksidente trafiku

| 09 Mar 2020 | 08:52 | Nga

Të dielën në Kosovë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, 14 prej tyre me persona të lënduar ndërsa 20 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në 24-orët e fundit janë shqiptuar edhe 976 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Po ashtu, policia ka njoftuar se ka arrestuar 7 persona, 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 në vuajtje të dënimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme