Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, 20 prej tyre me persona të lënduar, kurse 40 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Gjithashtu, Policia njofton se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 357 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Në statistikat e përgjithshme të publikuara nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 478 gjoba për shoferët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.
Po ashtu, janë arrestuar 22 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje.