Muharrem Nitaj deputetët i kësaj partie është shprehur i kënaqur me procesin zgjedhor që është zhvilluar deri më tani.
Nitaj ka thënë për lajmi.net se deri kah mesi qershorit do të mbahet Kuvendi zgjedhor i partisë.
“Po zhvillohet një proces bukur dinamik në të gjitha nivelet e partisë. Janë mbajtur kuvendet zgjedhore në shumicën e degëve të AAK. Është njëfar standardi më i avansuar i zgjedhjeve në AAK. Besoj që zgjedhjet në strukturat e terrenit do të përfundojnë, më së largu deri në 10 ditëshin e parë të Qershorit dhe diku kah mesi apo pak më vonë gjatë qershorit do të mbahet edhe Kuvendi Qendror Zgjedhor i AAK-së”, thotë Nitaj.
Por veç Haradinajt deri më tani nuk ka të interesuar për të parin e AAK-së.
Kështu të paktën po thotë deputeti Nitaj.
Por Nitaj ka theksuar se ende nuk ka diçka konkrete sa i përket kundërkandidatëve të Haradinajt për kryetar.
“Nuk e di nëse Ramush Haradinaj do të ketë kundërkandidat apo jo, sepse ende ka kohë, por kam përshtypjen se nuk ka të interesuar që ta sfidojnë kryetarin Haradinaj në këto zgjedhje. Sidoqoftë duhet pritur deri në momentin e mbajtjes së Kuvendit Qendror, për të parë nëse do të jetë kështu apo jo”, ka thënë Muharrem Nitaj për lajmi.net.
Zgjedhjet e brendshme në këtë vit i përfundoi Vetëvendosja, ku Albin Kurti u zgjodh kryetar.
Në zgjedhje gjithashtu është edhe Partia Demokratike e Kosovës, kurse LDK-ja zgjedhjet i ka të caktuara për vitin e ardhshëm.