Në Aeroportin “Adem Jashari”, sot pritet të realizohen 36 fluturime

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 09:25 | Nga

Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” deri më tani janë realizuar me sukses ndërsa fluturimet tjera do të procesohen sipas planit të paraparë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin Unidon Krasniqi zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas tij, gjatë ditës janë planifikuar të realizohen 36 fluturim.

“Gjatë ditës së sotme janë planifikuar të realizohen gjithsej 36 fluturime. 18 prej tyre në arritje si dhe 18 në nisje. Deri më tani të gjitha fluturimet janë realizuar me sukses dhe presim që ato të procesohen me rregull edhe gjatë pjesës së mbetur të ditës”, ka thënë Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme