Të arrestuarit, oficerë doganorë, dyshohet se kanë kryer veprën “mitmarrje” dhe “shpërdorim i detyrës apo autoritet zyrtar”.
“Dogana e Kosovës është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit Policor në hetimin e këtij rasti dhe do të vijoj me bashkëpunim të rregulltë me Inspektoratin, Policinë dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit. Dogana e Kosovës zbaton politika rigoroze që dekurajojnë me efikasitet praktikat e korrupsionit dhe sjelljes jo profesionale si dhe do të ndërmarrë me prioritet veprime që synojnë luftimin e korrupsionit dhe praktika të dëmshme e sjellje jo profesionale. Mbi këtë konsideratë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarëve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Të hënën në mëngjes ka nisur një aksion i përbashkët i Prokurorisë Speciale, Inspektoratit Policor, AKI-së e Doganës së Kosovës, për arrestimin e disa zyrtarëve policorë, doganës të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.