Shkencëtarët kanë bërë të ditur se niveli i dëborës së rënë në Antarktidë, në krahasim me nivelin e borës së rënë 200 vite më parë, ka shënuar një rritje prej 10 për qind.
Liz Thomas, në Këshillin e Përgjithshëm të Unionit Evropian të Gjeoshkencave (EGU), të mbajtur në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, ka prezantuar studimin me të cilin ka njoftuar se në reshjet e dëborës në Antarktidë, në krahasim me ato në 200 vitet e fundit kanë një rritje prej 10 për qind.
Hulumtuesit thonë se gjatë viteve 2001-2010, në krahasim me ato gjatë viteve 1800-1810, në Antarktidë kanë rënë rreth 272 miliardë tonë më shumë dëborë për një vit.
Thomas dhe ekipi i saj, të cilët kanë studiuar 79 bërthama të akullit analizuar kiminë tyre, kanë zbuluar jo vetëm se kur do bie dëborë, por edhe sesa shumë reshje ka patur.
Pjesa më e madhe e dëborës shtesë ka rënë në Gadishullin e Antarktidës, ku gjatë shekullit XX është parë një rritje e ndjeshme e temperaturës.
“Me ngrohjen e Antarktidës parashikohej që atmosfera të mbante më shumë lagështi dhe se kjo duhet të shkaktojë më shumë reshje dëbore. Edhe hulumtimi ynë tregon se kjo është realizuar”, thotë Thomas.