Në Gjykatën e Apelit, sot kanë nisur punën 5 gjyqtarë të rinj.
Në ditën e parë të punës, të sapo emëruarit i priti kryetari i Apelit, Hasan Shala. Ai tha se ardhja e tyre, paraqet lajm të mirë për gjykatën, pasi që do të ndikojë direkt në zvogëlimin e numrit të lëndëve të pa zgjidhura.
Gjyqtari Afrim Shala, do të punojë në Departamentin për të Mitur, gjyqtarja Delushe Halimi në atë administrativ, ddërsa gjyqtarët Burim Shala, Lumni Sallauka dhe Valon Totaj, në Divizionin Civil, të Departamentin e Përgjithshëm.
Gjykata e Apelit aktualisht ka 41 gjyqtarë. Numri i lëndëve të pazgjidhura është mbi 12 mijë.