Zyra Ekonomike e Kosovës në Greqi po merr pjesë në panairin e 20-të të bamirësisë “Cheristmas Baazar”, i organizuar nga shoqata e fëmijëve “Miqtë e fëmijës”, me bashkëpjesëmarrje të Misioneve diplomatike të akredituara në Athinë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Zyra Ekonomike e Kosovës, e cila në Athinë më shumë njihet si Zyra Ndërlidhëse e Kosovës, po promovon produkte nga prodhuesit kosovarë, ndërsa fitimet nga ky aktivitet do të shkojnë për shoqatën “Miqtë e fëmijës””, thuhet në komunikatë
Tutje thuhet se ky është një aktivitet publik në të cilin Zyra e Kosovës komunikon me publikun athinas dhe tregon prezencën e saj në mënyrë aktive, ndërsa bamirësia flet për relacionet miqësore dhe vullnetin e mirë të përafrojnë popujt dhe vendet.
Zyra e Kosovës do të vazhdojë angazhimin që edhe në të ardhmen të ketë aktivitete të kësaj natyre dhe aktivitete tjera të ngjashme edhe në Kosovë edhe Greqi, në mënyrë që të përafrohen bizneset dhe popujt.