Në autobusin Novi Pazar-Prishtinë policia gjen 86 palë pantollona të kontrabanduara

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Njësia Policore e Hetimeve dhe Inteligjencës e Drejtorisë Rajonale Veriu të Policisë Kufitare, gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Befasia’ në pikën kufitare të Jarinjes kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit një autobus të relacionit: Novi Pazar – Prishtinë.

Gjatë kontrollit më të detajuar në një hapësire të fshehur në bagazhin e autobusit është gjetur mall i kontrabanduar (86 palë pantallona).

Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabanda me mallra’.

I dyshuari me mallin e kontrabanduar dorëzohen në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm.

Të ngjashme