Pamje të reja të sulmit të Conor McGregorit janë publikuar në internet.
Në videon e re shihet incidenti prej brenda autobusit dhe në një moment shihet edhe Ilir Latifi, luftëtari i sportit në kafaz, transmeton Koha.net.
Presidenti i UFC-së, Dana White ka thënë të ketë folur me McGregorin, i cili i kishte thënë se sulmi “patjetër duhej bërë”.
McGregorit i vjen keq për sportistët e lënduar, por nuk pendohet për atë që ka bërë.
Ditë më parë, Conor McGregor dhe ekipi i tij kanë sulmuar një autobus në të cilin kanë qenë disa luftëtar të MMA.
Luftëtarët kanë qenë duke dalë nga palestra në Brooklyn ku zhvillohej disa e medias para UFC 223.
Ai mori një shkallë dhe me të e sulmoi autobusin ku ishin të pranishëm luftëtarët e MMA.
Në këtë autobus ishte i përfshirë edhe rivali potencial i ardhshëm i McGregor, Khabib Nurmagomedov.