Në barnatoret e Pejës dyshohet se u shitën barna të kontrabanduara, arrestohen 3 pronarë

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Disa barnatore në Pejë shitën barna pa banderola, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.

Për këtë arsye, dje është bërë kontrollimi i 10 barnatoreve atje ku janë gjetur e konfiskuar gjithsejtë 681 lloje të barnave pa banderola.

Lidhur me rastin janë shoqëruar tre të dyshuar meshkuj kosovarë -pronarë të barnatoreve, të cilët pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt, njofton policia, transmeton Express.

Njoftimi i plotë i policisë:

PRODHIM DHE SHPËRNDARJE E PRODUKTEVE TË DËMSHME MJEKËSORE

/Pejë 22.03.2023 – 10:00. Njësitet policore të DHKEK në koordinim me Doganën e Kosovës dhe inspektorët e MSH-së kanë realizuar një operacion në rajonin e Pejës, nën dyshimin se disa barnatore kanë kryer veprën e cekur, duke shitur produkte farmaceutike pa banderola të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara dhe të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar dhjetë (10) barnatore, ku janë gjetur e konfiskuar gjithsejtë 681 lloje të barnave pa banderola, ndërsa janë shoqëruar tre të dyshuar meshkuj kosovarë -pronarë të barnatoreve, të cilët pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

Të ngjashme