Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke zhvilluar një takim në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Siç ishte paralajmëruar më parë, tema e takimit pritet të jetë situata aktuale në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe përparimin në negociatat për një marrëveshje të normalizimit të raporteve mes dyja vendeve, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.