Në fshatin Biqec të Kaçanikut një i mitur ka ndërruar jetë pas vetëaksidentimit të një veture rreth orës 21:00 të natës së mbrëmshme.
Përmes raportit 24 orësh policia njofton se vozitësi nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksidentin dhe për pasojë i mituri që ka qenë pasagjer ka marrë plagë vdekjeprurëse.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.