Në Brainë të Podujevës filloi vendosja e rrjetit të ri elektrik

Podujevë | 09 Shk 2017 | 10:57 | Nga Foto Arkiv

Gjendja e rrjetit elektrik në fshatin Brainë të Podujevës ishte jo e mirë për shkak të vjetërsisë. Andaj qytetarët kishin probleme me furnizim stabil me energji elektrike. Për të eliminuar këtë gjendje KEDS ka filluar punimet për vendosjen e rrjetit të ri elektrik në këtë vendbanim.

Ekipet e KEDS kanë punuar në montimin e përçuesit në LP 10KV dhe kanë vendosur transformatorin e ri në qendër të fshatit.

Sipas inxhinierëve që po mbikëqyrin projektin, punimet janë duke u kryer në një terren të vështirë, sepse rrjeti i vjetër kalon nëpër një terren malor dhe intervenimi në prishje në këtë vend ishte gati i pamundur.

Në këtë projekt deri tash janë vendosur 25 shtylla të reja të betonit dhe është punuar në konstruksionin e ri të trafo shtyllës. Punimet po vazhdojnë ende dhe po kryhen nga ekipet e mirëmbajtjes në Prishtinë.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme