Në Britani nuk lejohet hyrja pa një test PCR

Prishtinë | 27 Nën 2021 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Britani duhet të bëjnë një test PCR deri në fund të ditës së dytë pas mbërritjes së tyre dhe duhet të izolohen derisa të marrin një rezultat negativ të testit.

Boris Johnson theksoi se ai nuk dëshiron të ndalojë udhëtimet, dhe me këto masa vetëm mund të ngadalësojnë përhapjen e çdo varianti të ri – jo ta ndalojnë atë.

Ai thotë se shpreson se do të jetë në gjendje të heqë masat në një datë të mëvonshme.

Shtetet rreth botës kanë nisur të vendosin masa të udhëtimeve ndaj shteteve afrikane me qëllim që të parandalojnë përhapjen e variantit të ri të COVID-19, të quajtur Omicron. Të dhënat e para tregojnë se ky variant ka potencial që të riinfektojë njerëzit, ka bërë të ditur OBSH-ja të shtunën. Varianti i ri Omicron është raportuar së pari nga Afrika e Jugut më 24 nëntor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme