Një raund i ri i bisedimeve Prishtinë-Beograd në nivel ekspertësh do të mbahet sot në Bruksel.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të udhëheqë delegacionin e Beogradit në vazhdimin e procesit të negociatave me Prishtinën, i cili do të mbahet deri më 21 mars.
Është paraparë që temat që do të diskutohen në Bruksel do të jenë zbatimi i marrëveshjeve të arritura mbi Asociacionin e Komunave Serbe, Energjinë, urën në Mitrovicë, lirinë e lëvizjes dhe menaxhimin e integruar të kalimeve kufitare.