Në çdo postim të Gërvallës ka gabime të pafalshme – Deklaratat e MPJ-së si manifeste partiake

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i politikave të jashtme, Emir Abrashi, i ka quajtur të pafalshme gabimet e lëshuara në deklarata të ministrës së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Abrashi në Kanal 10 po ashtu ka kritikuar qasjen e kryediplomates karshi postimit të saj të fundit duke fajësuar Rusinë pa u konfirmuar burimi i raketave të rëna në territorin e Polonisë.

“Në çdo postim kemi gabime. Kjo është e pafalshme. Deklaratat e MPJ-së, më shumë i përngjajnë manifesteve partiake sesa deklaratave që iu nënshtrohen rregullave të diplomacisë. Sa i përket twett-it të fundit, ishte i patakt, i pamatur dhe kishte tri probleme. E para është përdorur gjuhë jodiplomatike, e dyta kishte ardhir në konkluzione vet ministrja asni pse s’kishe reagim zyrtar nga instutcionet polake”, tha Abrashi.

Të ngjashme