Republika Çeke regjistroi të martën 11,984 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e lartë brenda një dite, që nga fillimi i pandemisë, në muajin mars.
Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara sot, tregojnë po ashtu se numri i viktimave është rritur për 106, përkatësisht në 1,619, në 24 orët e kaluara.
Vendi me 10.7 milionë banorë ka konfirmuar në total mbi 190,000 raste me koronavirus – mbi 120,000 prej tyre vetëm gjatë tri javëve të para të tetorit.
Mesatarja shtatëditore e rasteve të reja në Republikën Çeke është rritur gjatë dy javëve të fundit nga 26.26 raste për 100,000 banorë në 80.76 raste.
Ditëve të fundit, Republika Çeke i ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit, duke mbyllur restorantet, shkollat dhe duke kufizuar numrin e njerëve të tubuar në publik.
Nga sot, veshja e maskës është e detyrueshme edhe në hapësira të brendshme publike, edhe në të jashtme.
Autoritetet paralajmëruan se sot mund të shpallin edhe masa të reja.