Femrat mësojnë më mirë
Një studim i bërë nga Universiteti e Gjeorgjisë dhe në Universitetin Kolumbian thotë se femrat janë nxënëse më të mira. Femrat kanë një qasje më të mirë për zgjerimin e diturisë. Sipas hulumtuesve, femrat janë më të vëmendshme, fleksibile dhe më të organizuara. Pra në punë, ato e kuptojnë më mirë detyrën se sa meshkujt.
Femrat janë më të zgjuara
Sipas studimit të testit të IQ-së në mbarë botën, femrat kanë IQ më të lartë se meshkujt. Hulumtuesi James Flynn ka shikuar rezultatet e IQ në mbarë botën, Amerikë, Evropë, Kanada, Argjentinë dhe Estoni, ai ka konstatuar se femrat prijnë në rezultate të IQ.
Femrat janë më të pastra
Një studim nga Universiteti San Diego thotë se tavolinat e meshkujve dhe zyrat janë më të papastra se të femrave. Hulumtuesit zbuluan se meshkujt kishin diku nga 10% deri në 20% më shumë baktere në vendet e punës se sa femrat.
Femrat janë më të mira në intervistë
Hulumtuesit zbuluan se femrat kanë stres të madh para intervistës ndërsa në intervistë tregohen shumë të afta. Pse ndodh kjo? Sepse femrat përgatiten më herët për intervistë.
Femrat u mbijetojnë më shumë aksidenteve
Kjo është e hidhur por e vërtetë: Meshkujt kanë 77% më shumë gjasë të vdesin në një aksident me veturë se sa femrat, sipas një studimi të bërë në Amerikë. Kështu që të dashurit e juaj duhet të jenë falënderues kur ju i kujtoni që të vënë rripin e sigurisë.
Femrat diplomojnë më shpejtë se meshkujt
Është e ditur se numri i femrave në shkollim të lartë është më i madh se i meshkujve, por departamenti i statistikave të arsimit tregon se meshkujt kanë më pak gjasë se femrat të diplomojnë. Meshkujve ju duhen më shumë se 5 vite për të përfunduar fakultetin.
Femrat hanë më shëndetshëm
Një pyetësor i më shumë se 14.000 njerëzve, i bërë po ashtu nga një universitet amerikan, ka treguar se femrat zgjedhin ushqim shumë më të shëndetshëm se meshkujt.
Femrat kanë sistem imunitar më të fortë
Studimi i bërë nga Universiteti McGill tregon se estrogjeni ju jep femrave një avantazh kur vjen puna për të luftuar infeksionet. Kjo për shkak se estrogjeni ballafaqohet me një enzimë të caktuar që shpesh pengon mbrojtjen kundër baktereve dhe viruseve.
Femrat jetojnë më gjatë
Në mes të popullatës mbi 100 vjeçe në mbarë botën, 85% janë femra, sipas një studimi anglez. Në përgjithësi femrat vazhdojnë të jetojnë 5 deri 10 vite më gjatë se meshkujt.
Femrat janë menaxhere më të mira
Kjo është pak e diskutueshme, por shumica e ekspertëve mendojnë që femrat luajnë rolin e shefit më mirë se meshkujt, kjo për shkak se ato janë dëgjuese më të mira, zgjidhin më lehtë problemet dhe kanë aftësi të punojnë më shumë punë në njëjtën kohë se sa meshkujt.