Një qyp me flori është gjetur poshtë në bodrumin e Teatrit Cressoni në Como, Itali.
Brenda tij gjendeshin monedhave të vjetra romake.
Ishin punëtorët që po prishnin ish teatrin Cressoni në Como në të cilën gjetën qypin me monedha
“Ende nuk dimë detaje të rëndësisë historike dhe kulturore të gjetjes.
“Por kjo zonë po provon të jetë një thesar i vërtetë për arkeologjinë tonë, një zbulim që më mbush me krenari”-tha ministri i Kulturës Alberto Bonisoli në një njoftim për shtyp.
Monedhat e gjetura janë transferuar në laboratorin e restaurimit Mibac në Milano, ku arkeologët dhe restauruesit do t’i shqyrtojnë ato.