Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar të premten një operacion policor në fshatin Rastavicë të Deçanit, ku pas kontrollit të ushtruar nga njësitet relevante policore është gjetur sasi e konsiderueshme e narkotikëve e llojit marihuanë .
Aksioni që thuhet se ka ardhur pas hetimeve disamujore ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për veprën penale “blerje, posedim, shitje ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Operacioni policor është realizuar në komunën e Deçanit, konkretisht në fshatin Rastavicë, ku pas kontrollit të ushtruar nga njësitet relevante policore është gjetur sasi e konsiderueshme e narkotikëve e llojit marihuanë.
Personat e arrestuar në këtë rast janë me inicialet: U. K. (1971), E. K. (1997) dhe
E. A. (1997), që të tre ,meshkuj shtetas të Kosovës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokacionin e cekur në një hapësirë fushore si dhe në veturën e njërit nga të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej rreth 83 kg e 550 gr. substancë narkotike e llojit marihuanë.
Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri vetura të markave të ndryshme (një me targa të Shqipërisë dhe dy me targa të RKS-së), si dhe pesë telefona celularë.
PK saktëson se ky operacion policor është mbështetur edhe nga njësitet tjera relevante policore të njësiteve të reagimit të shpejtë, njësiteve patrulluese dhe forenzikes nga rajoni i Pejës.
Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve.