Ekonomia Online
FUNDIT

Në ditëlindjen e AKR-së prezente opozita, por jo edhe pozita

Në ditëlindjen e AKR-së prezente opozita, por jo edhe pozita

Aleanca Kosova e Re (AKR) po shënon 10-vjetorin e themelimit dhe legjitimimit të saj si parti politike. Në manifestimin që tashmë ka nisur është parë edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. EkonomiaOnline mëson se në shënimin e kësaj ngjarjeje kanë qenë të ftuar edhe liderët […]

Aleanca Kosova e Re (AKR) po shënon 10-vjetorin e themelimit dhe legjitimimit të saj si parti politike.

Në manifestimin që tashmë ka nisur është parë edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

EkonomiaOnline mëson se në shënimin e kësaj ngjarjeje kanë qenë të ftuar edhe liderët e partive në pushtet.

Mirëpo, si duket kritikat e shumta që i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka adresuar në drejtim të Qeverisë, kanë bërë  që këta të fundit të mos jenë prezent në këtë ngjarje.

Aty është parë edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

akr

vv

Të ngjashme