Krerët e lartë të shtetit kanë përkujtuar këtë të shtunë të rënët për Atdhe, me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.
Duke nisur nga Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, të gjithë krerët vendosën kurora me lule në “Varrezat e Dëshmorëve”, në përkujtim të të rënëve.
Ndërkohë që PD ka njoftuar se në orën 11.00 kryetari Lulzim Basha do të bëjë homazhe tek varrezat “Dëshmoret e Kombit”.
Ashtu si çdo vit, edhe këtë radhë nuk kanë munguar nostalgjikët e ish-diktatorit Enver Hoxha, të cilët kanë dalë me parullat “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”.