Në Ditën e Flamurit, presidenti nderon Pajazitin, Rugovën, Lladrovcin e Jasharajt

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 10:17 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të Festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe para shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti, në Prishtinë.

Pasi u përkulur para shtatores së tij dhe vendosi lule, presidenti tha se duke vizituar dhe nderuar këto figura respektojmë emblemën e lirisë.

“Jemi këtu për të përkujtuar nderin dhe lavdinë më të madhe, me përgjegjësinë më të lartë shtetërore, komandantin emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin, për të respektuar vlerën e tij, të shokëve të tij, të dëshmorëve të lirisë, të gjithë njerëzve që dhanë të gjitha çka patën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Thaçi: Shteti i Kosovës sot e nderon presidentin Rugova

Më pas, presidenti Thaçi ka bërë nderime edhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Ai tha se sot shteti i Kosovës nderon presidentin, Ibrahim Rugova, për punën dhe sakrificën që ka bërë për pavarësinë e vendit.

“Vizitova varrin e presidentit Ibrahim Rugova për personalitetin e tij sakrifikues, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për angazhimin e tij maksimal në internacionalizimin e çështjes së Kosovës. Prandaj sot shteti i Kosovës nderon presidentin Ibrahim Rugova”, ka thënë Thaçi.

Gjatë ditës, Thaçi do të bëjë nderime dhe vendos lule te varri i Fehmi Lladrovcit në Gllanasellë, duke i përmbyllur homazhet në këtë ditë te kompleksin memorial në Prekaz.

thaci1

Të ngjashme