Ushtruesja e detyrës
së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë në këtë pozitë ka bërë
homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.
Osmani morri këtë
pozitë gjatë së enjtes kur dha dorëheqje Hashim Thaçi, pas konfirmimit të
aktakuzës nga Gjykata Speciale.
Kushtetute e
Republikës së Kosovës e përcakton në nenin 90, Mungesa e Përkohshme e Presidentit:
Në rast se Presidenti i Republikës së
Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e
tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të
tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së
Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e
përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e
kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës
së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në
gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i
pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit.
Në rast se nuk ka ndodhur kalimi
vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas
konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të tretat (2/3) e votave të të
gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është
përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i
Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të
Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë
ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit.
Posti i ushtruesit të detyrës së
Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një
periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj.