Në Drenas diskutohet programi i banimit social

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 14:34 | Nga

Të premten ne sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, është mbajtur tubimi me qytetarë për të diskutuar programin e banimit social. Ne këtë tubim merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Haxhiu, përfaqësuesi i OJQ-së “Promovimi i Shoqërisë Demokratike”, Driton Tafalleri, përfaqësues të fshatrave dhe qytetarë.

Lladrovc ka falënderuar përfaqësuesit e OJQ-së për mbështetjen e këtij programi dhe ka vlerësuar se hartimi i një programi të tillë është shumë i nevojshëm për Komunën e Drenasit. Lladrovci ka thënë se fatkeqësisht komuna e Drenasit është ndër me të shkatërruarat në luftën e fundit dhe kërkesat janë të mëdha për zgjidhjen e çështjes së banimit.

“Banimi është një çështje e rregulluar edhe me konventa ndërkombëtare, ne po mundohemi që përmes mekanizmave të rregullojmë çështjen e banimit social. Fatmirësisht kemi dy objekte të banimit social, me buxhet të Komunës kemi ndihmuar edhe dhjetëra familje ne nevojë për strehim, edhe përmes donatorëve, por dihet që Komunat kanë pakë mundësi buxhetore për t’i kryer të gjitha kërkesat, megjithatë përmes këtij programi do të mundohemi që ashtu siç e parasheh Ligji të veprojmë ne rastet e tilla”, ka thënë Lladrovci.

Përfaqësuesi i OJQ, Driton Tafallari, ka prezantuar para të pranishmëve Ligjin që trajton Banimin Social, përgjegjësitë e Komunave që dalin nga ky Ligj, prezantimin e draft-Hartimin e Programit tre vjeçar të banimit, kategoritë që ndihmon, të drejtat dhe obligimet e qytetarëve kundrejt banimit social.

Ne këtë tubim është mbajtur edhe një diskutim i hapur nga të pranishmit, ku kanë paraqitur pyetje dhe propozimet e tyre lidhur me Hartimin e këtij programi të banimit social.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme