Në rrugën “Xhevat Berisha” si dhe fshatin Smaq të Prizrenit kanë ndodhur dy aksidente, ku janë goditur njëri nga makina e tjetra nga motoçikleta, që të dy të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Në fshatin Smaq të Prizrenit, viktima mashkull gjersa ka qenë duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë e panjohur e cila ka ikur nga vendi i ngjarës.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Prizrenit ku pas tretmanit është liruar.
Ndërsa edhe në rrugën “Xhevat Berisha” të Prizrenit, viktima femër gjersa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një i dyshuar me motor, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes,
E lënduara është dërguar në spitalin e Prizrenit, ku pas tretmanit është liruar.