Në dy ditët e ardhshme parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore, ka bërë të ditur të martën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdojë të paktën për tetë ditë të ardhshme
“Kjo vjen si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK-ja.
Si pasojë e reshjeve të shiut në ditët e fundit, në shumë komuna kanë ndodhur vërshime të mëdha.