Në Ferizaj kapen edhe rreth 500 kg mish i prishur

Ferizaj | 05 Pri 2018 | 16:13 | Nga

Në Ferizaj janë kapur edhe rreth gjysmë toni mish i prishur. Kështu ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Nga Komuna bëjnë të ditur se deri te kapja e mishit erdhi pasi Policia e njoftoi inspektoratin se një mjet transportues po bartte në mënyrë të dyshimtë mishin, shkruan gazetametro.net.

Inspektorati pasi kishte dalur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer kontrollet, ka konstatuar se mishi ishte i prishur pasi edhe mjeti nuk i përmbushte kushtet.

“Paraditen e sotme, Policia e Kosovës, kanë njoftuar drejtuesit e Inspektoratit Komunal për një mjet transportues i cili po bartte mish dhe nënprodukte të mishit të dyshimta, me ç ‘rast inspektorët e veterinarisë dhe sanitar kanë dal menjëherë në vend të ngjarjes nga ku pas kontrollit të cilësisë së produktit që po bartej me këtë mjet transportues, kanë konstatuar se një sasi prej afro gjysmë toni mish dhe nënprodukte të tij janë të prishura, kjo për faktin se mjeti me të cilin po transportohej kjo sasi mishi nuk përmbushte kushtet e nevojshme higjieno-sanitare për ruajtjen e freskët të mishit dhe nënprodukteve të tij”, thonë nga Komuna e Ferizajt.

Ndërkaq, ata thonë se pas ekzaminimit të produkteve, mishi ishte konfiskuar dhe më pas është asgjësuar siç kërkon ligji.

Ndërkohë, ky është rasti i dytë që kapet mish i prishur në Ferizaj. Javë më parë u kap afër një ton mish i prishur në markete, që siç mësoi Metro ishin Viva Fresh dhe SuperViva.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme