Një femër është ndalur nga Policia në Ferizaj për shkak të dyshimeve se merrej më prostitucion.
Rasti ka ndodh dje gjatë pasdites në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës.
“Më 19.07.2017 është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare nën dyshimin se e njëjta në bashkëpunim me të dyshuarin mashkull K/Shqiptar ka kryer veprën penale. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë.