Në Francë po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 14:03 | Nga

Franca sot është duke votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.

Pjesëmarrja në këtë raund është më e ulët sesa në raundin e parë, të paktën deri në mesdite, ka njoftuar Ministria e brendshme franceze.

Deri në mesditë sot kanë votuar 17.75% e qytetarëve, kurse në raundin e parë kishin votuar 19.24%.

Nëse ky ritëm vazhdon, kjo ulje e daljes do ta favorizojë presidentin Emmanuel Macron dhe partinë e tij.

Partia e Macron pritet të fitojë më shumë se 400 mandate nga 577 sa janë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme